Kroacia konfirmon mbështetjen për Kosovën

18:49 | 20 Shkurt 2017
M. A.

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç konfirmoi sot mbështetjen që shteti kroat i jep Kosovës për anëtarësimin në institucionet euro-atlantike.

Siç njofton Zyra e presidentes kroate, Presidentja Grabar-Kitaroviç ka dhënë këtë deklaratë pas takimit që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj, gjatë vizitës në Kroaci është takuar edhe me homologun e tij kroat, Davor Ivo Stier.

Në dy takimet, Hoxhaj ka ngritur nevojën për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera politike dhe hapjen e një kapitulli të ri të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, të tregtisë, të sigurisë, integrimet evroatlantike dhe sektorë të tjerë me specifik për të cilat Republika e Kosovës ka shumë nevojë të përfitojë nga Kroacia./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme