Çështja e garancisë për mbrojtje në liri të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë ngjalli kritika të mëdha ndaj qeverisë dhe presidencës që nuk treguan gatishmëri për ofrimin e një garancie të tillë.
Vizita e fundit e ministrit kroat për punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane Gordan Grliq Radman, e forcoi dyshimin se një garanci e tillë mund të kërkohej nga krerët e shteti të Kosovës.
Në bazë të komunikatave për medie të krerëve të institucioneve me të cilat pati takim, nuk u specifikua nëse kanë folur për këtë çështje.
Njohësit e çështjeve ligjore në Kosovë, një kërkesë e shtetit të Kosovës lidhur me këtë çështje thonë se nuk do të sillte ndryshim, por nëse do bëhej nga krerët e shtetit do të mbetej në kuadër të diplomacisë dhe nuk do të bëhej publike.
Ehat Miftaraj nga IKD, për arbresh.info ka thënë se deklarata e presidentit Kroat, Zoran Milanoviq, tregon qartë se kërkesa e Kosovës nuk do të ndryshonte asgjë.
“Me vet faktin se Presidenti Kroat është deklaruar se ai dhe Kroacia nuk kanë mundësi të ofrojnë garancione të tilla. Andaj edhe kërkesa e Kosovës lidhur me këtë çështje nuk është se do të mund të ndryshonte diçka”, deklaroi Miftaraj.
E avokati Tomë Gashi për arbresh.info tha se do duhej të bëheshin biseda në lidhje me këtë çështje, por që nuk janë gjëra që bëhen publike.
“Janë rrugë diplomatike edhe nëse një çështje e tillë ndodh kjo do të mbetët në kuadër të diplomacisë dhe nuk janë gjëra që mund të bëhen publike”, tha Gashi.
Sipas tij, çështja e kërkesës për garanci u takon avokatëve mbrojtës të të akuzuarve.
“Pastaj Gjykata Speciale të kontaktojë me zyrtarë të shteteve përkatëse , të cilat sigurisht do të propozohen nga avokatët mbrojtës dhe pastaj Gjykata në rrugë diplomatike mund të kontaktoj me shtetet përkatëse që janë në gjendje apo jo për të dhënë garancione të tilla për mbrojtjeje në liri respektivisht në masa të tjera të buta të të akuzuarve në Gjykatën Speciale”, deklaroi Gashi.
E ndërkaq në takimet të cilat ministri kroat zhvilloi me krerët e shtetit në asnjë nga to nuk u përmend çështja e garancisë për lirimin me kusht të ish-ushtarëve të UÇK-së.
Arbresh.info ka kontaktuar me Zyrën e Presidentes, ku kanë thënë se pas deklaratës së presidentit kroat kjo gjë është e sqaruar duke refuzuar të përgjigjen se a është biseduar kjo çështje nga ana e presidentes, Vjosa Osmani.
“Po besoj se e ke pa deklaratën e presidentit kroat, është qartësua gjithçka. Ne e kemi sqaru këtë gjë, nuk kemi çka të themi më shumë”, deklaroi Bekim Kupina nga Zyra e Presidentes.
Po ashtu Arbresh.info ka tentuar të marr përgjigjeje edhe nga Zyra e Kryeministrit dhe ajo e Kryekuvendarit, se a është diskutuar çështja e garancisë për ish-ushtarët e UÇK-së, por që nuk janë përgjigjur fare.
Ndryshe Gjykata e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë, refuzoi kërkesat e katër të akuzuarve, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, për t’u mbrojtur në liri./S.D/arbresh.info/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...