Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet e seancës së sotme, pasi që nuk pati kuorum për të votuar projektligjet e mbetura nga seancat e kaluara.
Pas pauzës, kryeparlamentari Kadri Veseli hodhi në votim edhe një projektligj për të cilin votuan vetëm 46 deputetë, 40 pro dhe 6 kundër.
Veseli tha se me këtë ndërpritet seanca e sotme dhe pritet të mblidhet kryesia për të caktuar një seancë të re.
Ndryshe, kohëve të fundit Kuvendi po dështon shpesh që të votojë projektligjet e sjella për shkak të mungesës së kuorumit.
Në seancën e sotme ishin paraparë të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 8, 14, 19, 28 qershor dhe më 5, 6 dhe 9 korrik.
Në këtë seancë, pas përfundimit të pikave të mbetura nga disa seanca të kaluara, ishte paraparë të hynte edhe një mocion i PSD-së, për të diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...