Google ADS

“Kriza politike sjell mijëra viktima shtesë në Kosovë”

18:54 | 23 Mars 2020
L G

Një grup profesionistësh të fushave të ndryshme që veprojnë në Kosovë dhe botë kanë bërë thirrje publike që të suspendohen aktivitetet politike-partiake dhe perballja me pandemine, e udhehequr nga qeveria, te mbeshtetet nga gjithe partite politike.

Në kohën e krizes globale të pandemisë Covid-19 shumica e qeverive të botes janë bërë bashkë për të luftuar ARMIKUN E PADUKSHËM që po merr jetën e secilit nga 23 të konfirmuarit me infektim në botë. Deri më tani, numri i konfirmuar i të infektuarve është 350,552 persona dhe 15,305 të vdekur.

Ekspertët alarmojnë që numri real i të infektuareve mund të jetë shumë me i lartë sesa rastet e konfirmuara.

Ekspertët apelojnë që kjo është kriza më e madhe e njerëzimit në 100 vitet e fundit. Në Kosovë kemi pasur 35 raste te konfirmuara deri me sot dhe 1 viktimë (fataliteti i tanishëm 3.5%).

Situata mund të përshkallëzohet keq. Nëse rritja është eksponenciale dhe ajo nuk arrin të menaxhohet e shtrihet në kohë, atëhere shtrirja e virusit në popullatë do të jetë shumë e gjerë dhe me shumë pasoja potenciale. Projeksionet e bazuara në praktikat e vendeve të tjera janë të zymta, por ato nuk do t’i paraqesim këtu për të mos përhapur panik e frikë, sepse thirrja jonë është për shtim të kujdesit dhe luftë të perbashket e mbi partizane ndaj pandemise.

VENDI DUHET TË BASHKOHET. Kjo nuk është luftë vetëm e qeverisë dhe institucioneve por e të gjithëve. POR nëse qeveria, që ka rolin kryesor në këtë krizë, nuk është e bashkuar dhe krijon e thellon krizën edhe më shumë, atëherë, partitë politike që shkaktojnë këtë krizë do rrezikojnë të rrisin numrin e viktimave dhe rrjedhimisht nga shërbyes të qytetarëve do të shndërrohen në vrasës të tyre. Mungesa e koordinimit dhe vëmendjes çon në rritjen e numrit të viktimave, gjë që është kriminale dhe e pafalshme. I bëjmë thirrje qeverisë që të mos mbështetet vetëm në potencialin e vet, por të rris potencialin e përballimit edhe e me ekspertë të pavarur si dhe nga partitë e opozitës. Qasja ndaj pandemisë duhet të jetë mbi-partizane sepse pandemia nuk njeh parti.

ËSHTË E PAPRANUESHME që për interesa personale të partive politike të rrezikohet interesi i përgjithshëm publik dhe në këtë rast siguria kombetare e Kosoves dhe vet jeta e mijëra qytetarëve. Pse? Kur numri i personave me nevojë për ventilator të rritet ndërsa kemi më pak se 200 sosh në total, çfare do të ndodhë? Mund te fillojë dhuna qytetare me pasoja të paparashikueshme për rendin dhe sigurinë në vend. Ky nuk është imagjinim por një skenar i mundëshëm brenda pak kohe.

FTOJMË të gjitha partitë politike, sidomos ato që qeverisin, të jenë të përgjegjshme dhe TË BASHKOHEN në këtë krizë që ka potencial real të shkatërrojë shëndetin, familjet, ekonominë dhe vet shtetin. Hiçni dorë nga çdo aktivitet politik partiak dhe vihuni tërësisht në shërbim të qytetarëve, shëndetit dhe sigurisë së vendit. Nëse ju nuk silleni si duhet dhe nuk jeni në nivel kushtetues të detyrës, ju do të jeni përgjegjës për pasojat.

Ju bëjmë thirrje partive OPZITARE të BASHKOHENI në mbështetje të qeverisë dhe të vini në dispozicion të saj krejt potencialin tuaj profesional dhe politik. Ju bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë të hiqni dorë nga ambieciet politike dhe të viheni tërësisht në shërbim të qeverisë, shtetit dhe popullit.

JU BEJMË THIRJE DEPUTETËVE, PËR HIR TË KUSHTETUTËS, PRINDËRVE DHE FEMIJËVE TANË VEPRONI NË NIVEL TË DETYRËS DHE BASHKOHUNI PËR SHËNDETIN DHE JETËN NË KËTO MOMENTE TË KRIZËS MË TË MADHE GLOBALE SEPSE ENDE NUK KEMI PARË ASGJË NGA AJO ÇFARË NA PRET NË VIJIM. ASGJË NUK ËSHTË MË ME RËNDËSI, POS SHËNDETIT DHE JETËS SË QYTETARËVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

Dr. Armend Bekaj (Shkenca Politike Leeds University, Bradford University, Sheffield University, Suedi)

Dr. Ilir S. Hoxha (Specialist i shëndetit publik, PhD Univesity of Bern, Zvicer)

Shenoll Muharremi (Shkenca Politike, Sussex University, Britani e Madhe)

Arjeta Emra (Drejtoreshe ne Organizata Vendore dhe Nderkombetare, Empower Dev, Kosove)

Armend Sadiku (Doktor Medizinische Universitaet Wien, Austri; Specializim Hanover, Gjermani)

Dardan Velija (Shkenca Politike, London School of Economics, Britani e Madhe)

Valbona Talifaj (Psikiater, Njohese e Mire e Situates me COVID-19 me Kosove dhe QKUK)

Naim Huruglica (Ekonomist, MSc University of Sheffield)

Fisnik Rexhepi (Shkenca Politike, Sussex Univesity, Britani e Madhe)

Artan Tigani (Menaxher i Teknologjise, Rochester Institute of Technology, NY – SHBA)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme