Ende pa u certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, partitë dhe koalicionet parazgjedhore kanë nisur të flasin se kush do të mund ta bëjë qeverinë e ardhshme bazuar në rezultatet zgjedhore.
Krejt kjo situatë po krijohet për faktin se kushtetuta nuk e thotë qartë se si mund të rregullohet kjo situatë kur e kemi një subjekt ose koalicion fitues i cili nuk mund ta bëjë qeverinë në mungesë të numrave.
Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova është futur në tri palë zgjedhje të jashtëzakonshme. Më 2010, 2014 dhe në zgjedhjet e së dielës së kaluar.
Krizë të theksuar politike në vend kishte sidomos në zgjedhjet e vitit 2014, kur vendi u përball me ngërç politik për shkak të barrikadimit të subjekteve politike me qëndrime kundër njëra tjetrës.
Pas 6 muajsh pritje Gjykata Kushtetuese dha interpretimin e saj duke zhbllokuar situatën.
Por a mund të përballet Kosova sërish më telashe të njëjta politike e kushtetuese. Profesori i drejtësisë Vigan Qorrolli dhe ish këshilltari i presidentes Atifete Jahjaga, Adrian Prenkaj thonë se kjo nuk mund të ndodhë pasi që sipas tyre gjithçka është e qartë.
Profesori universitar, Vigan Qorrolli, thotë se për t`ju shmangur situatave të krizës politike sa herë që ka zgjedhje, duhet të ndodhë amandamentimi i Kushtetutës së Kosovës.
Nga rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 11 qershorit koalicioni i PAN ka marrë më së shumti vota, dhe me kushtetutë i takon që të mbledhë 61 nënshkrimet e nevojshme për ta bërë qeverinë.
Në anën tjetër, janë shtuar edhe përpjekjet e partisë së dytë të dalë nga këto zgjedhje, Vetëvendosjes, që të mbledhë votat e nevojshme për ta bërë qeverinë./rtk/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...