Kriza me valutën turke, lira, është kthyer në çështje politike, pasi ministri turk i Ekonomisë, Nureddin Nebati, u ka bërë thirrje qytetarëve që të padisin ekonomistët që komentojnë në rrjetet sociale për rënien e lirës.
Ministri Nebati, i ka bërë këto komente pasi rregullatori bankar i shtetit ka dorëzuar kallëzim penal ndaj më shumë se 20 personave, përfshirë një ish-guvernator të bankës qendrore, për shkak të postimeve të tyre në Twitter.
Valuta turke ka humbur gati gjysmën e vlerës së saj prej fillimit të nëntorit e deri kur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditura masat e reja për mbështetje të lirës.
Analistët kanë thënë se fajtore për këtë situatë janë politikat e Erdoganit për luftim të inflacionit përmes zvogëlimit të normave të interesit – kur në fakt ai do të duhej të vepronte krejtësisht ndryshe.
Në kallëzimin penal janë shënjestruar gazetarë dhe ekonomistë, të cilët kanë sugjeruar se rënia e lirës do të vazhdojë derisa të ndryshojnë politikat e Erdoganit.
Nebati ka akuzuar komentuesit për “luftë psikologjike”, duke iu bërë thirrje turqve që të blejnë ar dhe dollarë, në mënyrë që të ruajnë kursimet e tyre nga rënia e lirës.
“Dërgoni kallëzime penale ndaj secilit që ju keqinformon”, u ka bërë thirrje njerëzve Nebati.
Në mesin e personave të përfshirë në kallëzim penale është edhe ish-guvernatori i bankës qendrore, Durmus Yilmaz – tani deputet i partisë opozitare Iyi Parti – dhe ekonomisti, Guldem Atabay./REL
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...