Google ADS

Kriza me energji, Podujeva ndal ndriçimin publik

20:14 | 3 Janar 2022
Përparim Bublaku

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë vendim për ndaljen e ndriçimit publik jashtë zonës urbane të komunës.

Këtë vendim ai ka thënë se e ka marrë për të kursyer energjinë elektrike për shkak të krizës në të cilën po kalon Kosova.

“Duke qenë të vetëdijshëm për krizën energjetike në të cilën ndodhet vendi me reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike dhe shpalljes së gjendjes emergjente të energjisë elektrike nga ana e Qeverisë së Kosovës, kam marrë vendim që për një kohë të pacaktuar(deri në përmirësim të situatës)të ndalet ndriçimi publik jashtë zonës urbane të komunës, me qëllim të kursimit të energjisë elektrike për ekonomitë familjare”, ka shkruar Bulliqi në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme