Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se e ka pasur zgjidhjen për energjinë elektrike më 2007, për të cilën thotë se askush nuk e besoi.
Ai thotë se ka theksuar dhe ka insistuar që Kosova t’a ketë një termocentrali që do të prodhonte energji elektrike me bazë gazi si lëndë djegëse, shkruan arbresh.info.
Mirëpo, për këtë propozim që e kishte dhënë në vitin 2007, Pacolli thotë se ishte akuzuar se po donë t’a dëmtoj resurset e Kosovës dhe thanë se linjiti është lënda jonë e parë e përhershme
“Sa e nevojshme do të ishte tani ekzistenca e një termocentrali që do të prodhonte energji elektrike me bazë gazi si lëndë djegëse.Unë e kam theksuar këtë dhe kam insistuar që kjo të ndodhë në Kosovë. Në vitin 2007/2009 kemi pasur investitorë potencialë për gazifikimin e linjitit tonë (prodhimi i gazit nga linjiti) dhe më tej ndërtimin e një termocentrali me gaz, prej 550 mgë”, thotë Pacolli. /arbresh.info/
Postimi i plotë:
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...