Lista Serbe ka bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike kur Kosova po përballet me një krizë energjetike.
Përmes një postimi në Facebook, Lista Serbe ka kërkuar konsum racional në mënyrë që të gjithë të kenë energji elektrike të mjaftueshme, transmeton arbresh.info
“Lista Serbe u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë solidaritet dhe përgjegjësi dhe të ulin konsumin e energjisë elektrike, veçanërisht ata që konsumojnë sasi të mëdha të energjisë elektrike në disproporcion me përdorimin normal. Është periudha e dimrit dhe është e rëndësishme që me konsum racional të gjithë të kenë energji elektrike të mjaftueshme”, thuhet në postimin e LS.
Po ashtu të njëjtën thirrje për kursim të energjisë e kanë bërë edhe Qeveria e Kosovës, KEDS e KOST./arbresh.info/
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë