Google ADS

Kriza energjetike, kush duhet të jap përgjegjësi?

22:31 | 30 Janar 2018
M. A.

Edhe pse janë bërë 18 vite pas përfundimit të luftës, qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të përballën me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

Këto ditë, reduktimet e energjisë kanë qenë të aplikueshme në shumë qytete e fshatra të vendit, të cilat kanë pasur ditë edhe me mbi 8 orë pa rrymë.

Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it për Indeksonline thotë se po bëjnë maksimumin për furnizim me energji për konsumatorët, por thotë se KEK-u është ai që nuk ka qenë brenda suazave të planifikuara.

“KEDS po benë maksimumin për te furnizuar konsumatorët me energji elektrike. Por, është shumë i varur nga prodhimi prej KEK-u, për të cilin jemi ne dijeni qe nuk ka qenë brenda suazave të planifikuara.”, ka thënë Buzhala.

Mirëpo, një gjë të tillë e mohojnë zyrtarët nga Korporata Energjetike e Kosovës.

Skënder Bucolli, udhëheqës i zyrës për marrëdhënie me publikun në KEK për Indeksonline ka thënë se që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, gjendja e prodhimit të energjisë elektrike është stabile, dhe pa ndryshime.

Bucolli thotë se aktualisht janë duke prodhuar energji me mbi 87% të kapaciteteve nga ato të planifikuara vjetore.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se që nga data; 28.12.2017 kur edhe ka hyrë Blloku B-2 në operim, gjendja e prodhimit të energjisë elektrike është stabile dhe pa ndryshime. KEK tani më është duke operuar me dy blloqe të TC-B me rreth 520 MË/h dhe një bllok i TC-A me 140 MË/h. Prandaj, aktualisht jemi duke prodhuar energji elektrike me mbi 87% te kapaciteteve nga ato te planifikuara vjetore sipas balancës se aprovuar te energjisë dhe njëkohësisht po japim maksimumin që shumë shpejtë të kthejmë në operim të gjitha njësitë prodhuese dhe të arrijmë maksimumin që e përballojnë kapacitetet tona prodhuese”, është deklaruar Bucolli.

Ai ka shtuar se KEK po përmbush të gjitha obligimet kontraktuale që ka ndaj KEDS/KESCO.

Bucolli ka theksuar se aktiviteti i KEK-ut është eksploatimi i thëngjillit e prodhimi i energjisë, ndërsa për furnizim të konsumatorëve është përgjegjësi e KEDS-it e KESCO-së, transmeton Indeksonline.

“Sa i përket furnizimit me rrymë, ju njoftojmë se KEK-u është duke përmbushur në tërësi obligimet kontratuale që ka ndaj KEDS/KESCO dhe është duke respektuar plotësisht Rregullat e Tregut në fuqi. Për më tepër, që nga viti 2013 përgjegjësitë e të licencuarve në fushën e energjisë janë të ndara. Aktiviteti ekskluziv i KEK-ut është eksploatimi i thëngjillit dhe prodhimi i energjisë ndërsa furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike është përgjegjësi ekskluzive e furnizuesit publik, që në këtë rast është KEDS/KESCO. Thëne me troç, KEK ka deklaruar me kohë, para dy muajve, kapacitet që ka në dispozicion gjatë kësaj periudhe, duke mundësuar KEDS/KESCO, sipas mandatit që ka të bëjë vlerësimin e kërkesës për energji dhe menaxhoi importin gjatë kësaj periudhe” është deklaruar Bucolli.

Bucolli ka shtuar se falë punës së punëtorëve e menaxhmentit, përkundër kushteve atmosferike ata kanë arritur që rikthejnë në prodhim 100% kapacitet në teren, pra gjithë makinerinë punuese në mihje. Ai ka shtuar se ka ditë që tejkalohet plani i prodhimit. Për shembull me datën 25 dhjetor të këtij vitit ka realizuar planin për 101%.

Shih tabelën:

Qytetarët kanë shprehur ankesa për reduktimet e vazhdueshme të energjisë elektrike, derisa faturat duhet t’i paguajnë me çmime të larta./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme