Po të mos ishte në pyetje pushteti të dy partitë në koalicion AAK e NISMA deri tash do të kishin dalur nga koalicion.
Ky koalicion nuk është i qëndrueshëm andaj dhe ka deklarata kundër partnerëve të koalicionit, thotë profesori Riza Smaka për arbresh.info.
Sipas Smakës të dy partitë kanë materiale për tu ndier të fyera nga Kryeministri.
“Mos të ishte lakmia për pushtet që e kanë këto parti politike në këtë moment do të duhej të dilnin nga koalicioni. Këta kanë bazë për tu ndier të fyer dhe të anashkaluar nga Kryeministri.”
Profesori Smaka duke treguar për veprimet e kryeministrit, Avdullah Hoti, që i ka bërë kundër partnerëve të koalicionit, vë në pah edhe shkarkimin komisionit për shënimin e kufirit me Malin e Zi, komision ky i formuar nga Ramush Haradinaj.
“Hoti si erdh në pushtet e shkarkoj komisionin që e kishte bërë Ramush Haradinaj lidhur më shënimin e kufirit më Malin e ZI. Ka shumë arsye për tu hekur nga koalicioni.”
Por ndryshe mendon analisti i çështjeve politike, Blerim Burjani.
Për arbresh.info, Burjani ka thënë se kërcitjet brenda koalicionit kanë ardhur shkaku i dialogut me Serbinë.
Ndonëse nuk beson se do të vijë deri të prishja e koalicionit, Burjani vë në pah edhe dallimet e tyre në çështjen e pandemisë si dhe falimentimin e PTK-së.
“Pra, ka disa dilema por nuk ka konflikte në mes partnerëve për të prishë këtë qeveri”.
Deklarata e dy krerëve të dy partive në koalicion AAK – NISMA, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, ishin kritike sa i përket takimit të kryeministrit Hoti në Bruksel dhe emërimit të koordinatorit për dialog, duke shtuar zërat për një krizë brenda koalicionit qeverisës./V.Selimi/arbresh.info/
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...