Kritikohet Hoti, thuhet se nuk e ka as idenë se si menaxhohet pandemia

15:03 | 1 Gusht 2020
Arbresh.info

Hulumtuesi në KDI, Eugen Cakolli, i ka reaguar Kryeministrit Hoti pasi ky i fundit theksoi se pas tubimeve të djeshme do të rritet numri i të infektuarve.

Cakolli në reagim e tij thotë se kjo është se si duket një qeveri, Kryeministri i së cilës nuk e ka as idenë se si menaxhohet pandemia.

Ai tutje i bën thirrje Hotit të garantojë zbatimin e masave dhe sidomos nga sektori i gastronomisë, sektor ky sipas Cakollit është vlerësuar si më i rrezikshmi për përhapjen e pandemisë nga ekspertët.

Reagimi i plotë:

Kjo është se si duket një qeveri, Kryeministri i së cilës nuk e ka as idenë se si menaxhohet pandemia.

Sipas tij, faj kanë qytetarët që janë mbledhur nëpër ambiente, e jo subjektet afariste, inspektorati, policia dhe institucionet tjera, që kanë përgjegjësi të parandalojnë dhe ndalojnë këto situata ku nuk respektohen masat.

Gastronomia, ky sektor kaq i pëlqyer nga kryeministri, të cilit iu dorëzua lehtësisht, është vlerësuar në vazhdimësi si më i rrezikshmi nga ekspertët shëndetësorë. Mos të harrojmë, të njëjtëve, në kohën kur numri i të vdekurve dhe infektuarve po rritet pakontrollueshëm, ua zgjati orarin e punës.

Pra, Kryeministër, në vend se të na mbash ‘ders’ se cilat janë masat, garantoni zbatim të tyre nga ata që po i shkelin ato, duke filluar prej kompanive e subjekteve tjera, deri tek qytetari i thjesht

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme