Google ADS

Kritikat e Thaçit, BE flet rreth Marrëveshjes për Drejtësi

14:47 | 17 Tetor 2017
arbresh.info

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për kërkesën e Serbisë që integrimi i personelit serb nga veriu në gjyqësorin e Kosovës të shtyhet, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, në Bruksel.

“Prishtina ka përmbushur të gjitha obligimet lidhur me zbatimin e marrëveshjes gjyqësore. Është shumë e rëndësishme se integrimi i stafit të ndodhë, sepse kjo do të kontribuojë për sundimin e ligjit në Kosovë, përkatësisht në rajonin e Mitrovicës, “tha ajo në një konferencë shtypi, duke shtuar se është e domosdoshme që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kocijançiq pranoi se zbatimi i marrëveshjeve nga dialogu në Bruksel mbetet një sfidë dhe dhe për këtë po punohet me të dyja palët.

“Progresi i të dyja palëve në rrugën evropiane është i lidhur me përparimin në dialog,” shtoi ajo.

42 gjyqtarë dhe 14 prokurorë jo shqiptar të veriut të vendit nuk i kanë shkuar sot për dekretim presidentit, Hashim Thaçi.

“Veprimi i sotëm i pengimit të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë që të vinë sot për dekretim tek Presidenti, është edhe një dështim dhe paaftësi tjetër e BE-së si ndërmjetësuese në këtë proces të zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësi,” thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Akti i sotëm i betimit kishte këtë qëllim, për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel, më datën 10 shkurt 2015./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme