Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për keq qeverisje, ku sipas tij për tri vite janë larguar nga Kosova 3860 profesionist shëndetësor.
Lidhur me këtë çështje, është kundërpërgjigjur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia duke i quajtur deklaratat e deputetit Haxhiu të pavërteta.
“Deputeti Haxhiu tha disa të pavërteta dhe më duhet t’i tregoj se me gjysmë informacione dhe të pasakta me ardh me vjell vrerë këtu nuk është korrekte. Në shtatë vitet e fundit, hera e parë sivjet që trendi i ikjes së mjekëve nga Kosova është ulur. Shikoni shifrat dhe s’ka nevojë të flasë sepse këto shifra i ka edhe deputeti Haxhiu dhe del thotë të pavërteta. Ulja e numrit të ikjes së mjekëve vjen për shkak të rritjes së pagave dhe përmirësimit të kushteve të punës”, tha Vitia në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Vitia tutje mohoi se SHSKUK po mbyll disa shërbime.
“Ne çdo ditë po hapim shërbime të reja në spitalet regjionale dhe është e pavërtetë që SHSKUK parashikon mbyllje të shërbimeve. Kjo duhet të adresohet. Ato do të forcohen edhe më shumë në mënyrë që fluksi i pacientëve të ulet në QKUK”, u shpreh tutje ai./Arbresh.info
Lexo edhe:
Haxhiu: Mbi 3 mijë profesionistë shëndetësor kanë ikur nga Kosova
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...