Marrëveshja e arritur në Bruksel në sy të analistëve dhe opozitës u pa në kuptime të ndryshme.
Derisa disa analistë e vlerësojnë se nuk ka patur zgjidhje tjetër, për opozitën marrëveshja është kthim prapa.
Analisti Gazmir Raci, vlerëson se opozita po kritikon një marrëveshje që vetë e ka negociuar në vitin 2016.
“Unë besoj që opozita gjithmonë kontribuon pozitivisht në çdo proces e sidomos në dialog, por na rastin konkret opozita mendoj se ja ka huq shumë për shkak se kjo marrëveshje është e bazuar në marrëveshjen e 2016 ku opozita e sotme ka qenë në pushtet në atë kohë”, vlerëson Raci.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, vlerëson se marrëveshja në Bruksel është kthim prapa dhe çështjen e stikersave e ka quajtur biznes në emër të reciprocitetit.
“Me refuzu investime milionëshe në gazëpërçuesin amerikan dhe m’u marrë vesh me Lajçakun për vetëm pesë euro stikers është dëm i pa riparueshëm për Kosovën. Legjitimimi i targave të okupatorit PR, KM, PZ, UR…etj është hapi i parë i Albinit dhe Vuçiqit për krijimin e Zajednicës”, thotë Haxhiu për arbresh.info, duke shtuar se “Albin Kurti ka deklaruar çdo herë sa ishte në opozitë, se për çështje të brendshme të Kosovës nuk ka pse pyetet Serbia.”
Kritika për marrëveshjen që zhbllokon situatën në veri pati edhe nga parti tjera opozitare.
Marrëveshja parasheh vendosjen e KFOR-it në një periudhë dy javore për ruajtjen e sigurisë, dhe largimin e policisë nesër nga ora 08:00 deri në orën 16:00 krahas largimit të barrikadave.
Mbetet vendimi për targat, derisa palët do të vazhdojnë negociatat për një dakordim final./arbresh.info/
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës