Krimi dhe korrupsioni po i largojnë investitorët

21:41 | 12 Shkurt 2018
M. A.

Edhe pas 10 vjetësh Pavarësi, Kosova vazhdon të vuajë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Madje shkak i këtyre dy dukurive nuk po ka investime të huaja direkte në Kosovë.

Këtë e pohoi edhe ministri i Financave Bedri Hamza, i cili tha se vendi ka nevojë për sundim të rendit dhe të ligjit , luftimin e korrupsionit dhe efikasitet të gjykatave në trajtim të lëndëve.

“Për tërheqjeje e investitorëve, investimeve të huaja direket çka ne si Kosovë kemi nevojë nuk mjafton që të kemi vetëm politika fiskale të favorshme. Ka nevojë edhe për shumë segmente tjera. Ka nevojë për sundim të rendit dhe të ligjit. Ka nevojë për efikasitet edhe efektivitet edhe më të madh në trajtimin e lëndëve në Gjykata. Ka nevojë që investitorët në këtë rast të kenë siguri për kapitalin e tyre, për investimet e tyre”.

Ministri i Financave tha se do të vazhdojnë që të ketë lehtësira fiskale. Të gjitha këto sipas Hamzës do të behën duke e ruajtur stabilitetit makro fiskal.

Punën e ministrit Hamza, e komentoi edhe ish -ministri i Financave tani shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

“Sfida e zvogëlimit të varësisë në të hyra nga një numër i vogël i subjekteve politike . Janë 5 -6 subjekte të mëdha ekonomike që kontribuojnë në së shumti në buxhetin e vendit. Tash paramendoni nëse ka luhatje në të hyrat edhe në biznesin e këtyre subjekteve ekonomike kjo jap një pasiguri në stabilitetin e të hyrave.

Ndërsa, drejtori i Doganës, Bahri Berisha, tha se falë politikave fiskale bizneset kanë pasur përfitime të mëdha.

E kryetari i Odës Ekomike Amerikane Arian Zeka, tha se vendimet që janë marrë këto dhjetë vjetët e fundit nuk sollën përfitime për bizneset.

Këto u thanë në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, me temën “Politikat Fiskale në 10 vite: Mësimet për të ardhmen”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme