Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion në shumicën e pikave të rrjetit të laboratoreve dhe poliklinikave ‘Avicena’ në Kosovë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha tha se aksioni është duke u realizuar në koordinim me Prokurorisë.
“Ju konfirmoj se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë është duke realizuar një operacion policor ne nivel vendi. Pas përfundimit, apo raportimeve nga tereni do te njoftoheni për detajet apo rezultatet e operacionit”, konfirmoi Hoxha./Arbresh.info/
Fillon takimi Osmani-Kasanof
“Dardanët” nisen për në Lituani, synim i vetëm ë...
Një sulm ajror izraelit në një shkollë në Gaza vret 28 perso...
Ushtarakët e FSK-së certifikohen në trajnimin Taktikat me ...
Sezoni turistik në Shqipëri me shumë incidente për turistët ...
Shqiptarët i çojnë më shumë paratë në ushqime se evropianët