Dje rreth orës 10:15 një femër ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti.
E njëjta më pas ka vdekur, por mjekët kanë dyshuar se ajo ka pasur një lindje dhe se fillimisht nuk dihej për vendndodhjen e fëmijut, më pas mjekët e kanë lajmëruar Policinë për rastin, shkruan rajonipress.
Policia pastaj së bashku me ambulancën trupin e foshnjës po ashtu të vdekur e kanë gjetur të mbështjellur me batanije në përroin e fshatit Letnicë.
Këtë e ka konstatuar mjeku i QKMF-së nga Vitia në vendin e ngjarjes.
Në bazë të intervistave që janë zhvilluar sipas Policisë, dyshohet se foshnjën e njëjtë ta ketë privuar nga jeta babai i saj Xh.K.
I njëjti është ndalur nga Prokurori i Shtetit për 48 orë.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...