“Handikos”, ka përuruar punimet e krijimit të qasjes infrastrukturore për persona me aftësi të kufizuara në objektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.
Alban Morina nga “Organizata trashëgimore pakufi”, ka thënë se ky projekt është financuar ma Ministria e Kulturës.
“Ky projekt është financuar nga Ministria e Kulturës. Bibloteka është e çasshme për pjesën administrative, që personat të kenë çasje në disa hapësira. Kjo është një pjesë fillestare me të cilën jemi marrë me të”, tha Morina.
Afrim Maliqi, drejtor në organizatën “Handikos” është shprehur se kjo bibliotekë ka krijuar një qasje për të gjithë personat me aftësi të kufizuara.
“Një ndër sfidat e personave me aftësi të kufizuara është qasja. Bibloteka Kombëtare ka krijuar çasje për të gjithë personat me aftësi te kufizuara që të kenë ambiente të përshtatshme për të gjithë të tjerët. Ky është një shembull ku mund të krijohen hapsira edhe në objektet e vjetra”, pohoi Maliqi.
Ndërsa, Rozafa Basha profesoreshë e arkitekturës në Universitetin e Prishtinës dhe konsulente në këtë projekt ka theksuar se vetë personat me aftësi të kufizuar kanë zgjedhur këtë projekt. “
Është interesante mënyra se si është zhvilluar i tërë projekti. Personat me aftësi te kufizuara e kanë zgjedhur këtë projekt. Objekti është në mbrojtje të shtetit dhe ka qenë sfiduese secili intervenim që të merren leje nga instancat relevante”, tha Basha./Arbresh.info/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe