Në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare kanë nisur të krijohen kolona të automjeteve në hyrje.
Derisa në pikat tjera kufitare pritja për të hyrë në territorin e Kosovës nuk është më shumë se 5 minuta, në Merdare bashkatdhetarët duhet të presin deri në 40 minuta, raporton Indeksonline.
Të dhënat e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se në Merdare kolona e automjeteve është e gjatë deri në 120 metra dhe se qytetarët presin nga 30 deri në 40 minuta për të hyrë në territorin e Kosovës.
Me ardhjen e bashkatdhetarëve pika kufitare në Merdare dhe ajo te Dheu i Bardhë janë më të ngarkuarat dhe së gjatë Korrikut dhe Gushtit krijohen kolona më kilometra të gjata.
E këtë vit në Merdare gjendja mund të jetë akoma më e rëndë duke marrë për bazë punimet që po behën në këtë pikë kufitare.
Kufirin e Republikës së Kosovës, vetëm vitin që lamë pas e kanë kaluar 16, 306, 50 persona. Në krahasim me vitin e kaluar thuhet të ketë pasur rritje, raporton Indeksonline.
‘’Si rezultat i bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve të autoriteteve të MIK-ut, kufijtë e Republikës së Kosovës i kanë kaluar: 16,306,050 persona, që krahasuar me vitin e kaluar tregon rritje për 7.98%; 4,421,870 vetura, që tregon rritje për 8.69% krahasuar me vitin e kaluar; 427,232 kamionë, që krahasuar me vitin e kaluar tregon rënie për 5.59%; 160,282 autobusë, që tregon rritje për 1.59%, si dhe 1917 trena, që krahasuar me vitin e kaluar gjithashtu tregon rënie për 8%’’, bëhet e ditur në raportin e punës së PK-së.
Sulmi terrorist në Ibër Lepenc, PE: Mbështesim institucionet...
Vuçiqi mohon përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist në Ib...
Muja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve: Furnizimi i plotë me ...
Osmani takon komandantin e KFOR-it: Sulmi terrorist ndaj inf...
Sulmi në Ibër Lepenc, Osmani priti në takim ambasadorë të sh...
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...