Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD) Dardan Molliqaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka pranuar një vendim të Agjencisë për Informim dhe Privatësi me të cilin i kërkohet që ta largojë nga rrjeti social “Facebook”, një poster të ministrit të Financave, Hekuran Murati e ku ka të shfaqur numrin e telefonit.
Molliqaj tha se kërkesa në Agjenci është bërë nga vet ministri Murati.
“Pushteti po don të na e mbyllë gojën. Nuk do t’ia dalin
Kam pranuar një vendim të Agjensisë për Informim dhe Privatësi, ku kërkohet nga unë që ta largoj nga Facebook posterin me numrin e telefonit të ministrit Hekuran Murati. Ankesa në këtë Agjension është bërë personalisht nga ministri.
Para më shumë se 1 viti, në kuadër të aksioneve tona politike, patëm reaguar kundër deklaratave të turpshme të ministrit Hekuran Murati. Ai në facebookun e tij kishte nënçmuar veteranët e UÇK-së dhe tërë luftën çlirimtare. Kishte thënë me tallje që “më lirë do të na kushtonte të angazhonim mercenarë” për ta çliruar Kosovën”, njoftoi Molliqaj
Molliqaj këtë vendim të AIP-it e ka konsideruar politik.
“Bindjet e tij karshi luftës çlirimtare po i shohim përditë. I pamë edhe në seancën e turpit kur ministri dhe deputetët e pushtetit, larguan pensionin e veteranit nga paga minimale. Përmes ndërhyrjeve politike, Agjensioni për Informim dhe Privatēsi merr vendimin e dytë kundër PSD-së. Fillimisht na dënuan me 20.000 euro gjobë për një aksion simbolik politik, tash të dytën herë marrin vendim kundër nesh sepse paskemi shqetësuar ministrin. Ndërhyrja politike brina nuk ka. Na vjen mirë që nga aktiviteti ynë, ministri është shqetësuar. Ai ka qenë edhe qëllimi. Postimin e largova sepse këtë qëllim e kemi arritur, tash numrin e Hekuranit e ka secili. Këta e dijnë, por po ua përsërisim, nuk do të mund të na ndalin”, ka përfunduar Molliqaj. /Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...