Google ADS

Kreu krimin 8 vite më parë, ekstradohet nga Austria

11:32 | 4 Maj 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar për vrasjen e kryer më 3 gusht 2010 në Prekaz të Skenderajt.

“Lidhur me rastin me 03.05.2018 në ANP-Adem Jashari, nga Austria është ekstraduar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se në bashkëpunim ka kryer veprën e cekur”, thuhet në raportin e policisë.

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Personi i arrestuar akuzohet për vrasje dhe shtytje në vrasje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme