Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar tribunën “Integrimi ekonomik kombëtar: Bashkëpunimi – Harmonizimi – Bashkimi”.
Kreu i LVV-së , Albin Kurti ka thënë se dikur ka qenë ngjarje takimi i Kosovës me Shqipërinë, mbledhja e dy Qeverive, por se sipas tij kjo më nuk është ngjarje.
“Ajo tani çka nevojitet është zbatueshmëria e dakordimeve tona në të gjitha fushat. Ne kemi pasur një lloj cenzure dhe një lloj ndrydhje të idealeve tona në këto takime. Prandaj duhet që të gjithë ministra, kryeministra, akademik, studentë duke u takuar të bashkëpunojnë që të sjellin rezultate konkrete”, ka thënë ai.
Sipas tij këto marrëveshje nuk realizojnë bashkëpunim pa zbatim.
“Takimet e përbashkëta nuk garantojnë bashkëpunim, janë parakusht për bashkëpunim, ngjashëm sikur edhe marrëveshjet që nuk realizojnë bashkëpunim, por puna e përbashkët dhe zbatimet e marrëveshjeve sjellin rezultate. Kosova dhe Shqipëria janë më afër më pranë se kurdoherë vetëm se dallojnë nga vendet e Bashkimit Evropian që kanë banorë të përbashkët, treg të përbashkët dhe bankë të përbashkët, e ne nuk i kemi”, është shprehur ai duke thënë se ekonomia është ajo që i bënë shqiptarët më të sigurt.
“Ekonomia dhe mbrojtja e përbashkët do t’i bënin shqiptarët të ndihen më të sigurt dhe ta kenë të përbashkët ardhmërinë e tyre sa i përket mirëqenies dhe ta kenë edhe rehatinë e tyre që duan”, shtoi ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/959136300946186/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...