Kryetari i Organizatës e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës, Hysni Gucati, tha se Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, do t’i procedohet padi të hënën për shkak të deklaratave të tij.
Gucati gjithashtu tha se Gashi bashkëpunon me Serbinë dhe Rusinë.
“Gashi bashkëpunon me Serbinë dhe Rusinë. Une pres që padia t’i bëhet ditën e hënë në gjykatë kundër Gashit, unë ftoi edhe prokurorinë të veprojë”, është shprehur Gucati.
Gucati tha se OVL UCK’në, Lëvizja Vetëvendosje e ofendoi tri herë.
“Neve si organizatë tri herë na ka ofenduar Lëvizja Vetëvendosje, rasti i parë ka qenë me nanën e dëshmorëve të familjes Haradinaj, nën Rukë, rasti i dytë sulmi ndaj motrës tonë të cilën e quajtën lavire, dhe rasti i tretë ishin deklarata te Gashit”, ka thënë Gucati në T7.
Gashi dje ka thënë se UÇK’ja bëri krime lufte ndaj 1000 civilëve serbë. Deklaratë kjo që shkaktoi shumë reagime.
Ndërsa sot shefi i tij, Albin Kurti, e liroi nga detyra duke thënë se edhe ky vet nuk pajtohet me disa deklarata të tij. Megjithatë Kurti nuk e potencoi se nuk pajtohet në deklaratat e Gashit të cilat i bëri dje.
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...