Kreu i Podujevës jep detaje për pesë rastet e reja me koronavirus

23:09 | 1 Qershor 2020
L G

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 27 raste të reja me koronavirus, ku pesë prej tyre janë nga Komuna e Podujevës.

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka thënë se katër raste janë nga një familje e fshatit Dobërdol, ndërsa me virus ka rezultuar edhe një qytetar i cili para dy ditësh ishte kthyer nga Austria.

“Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sonte janë konfirmuar pesë raste të reja me COVID-19 në komunën tonë. Katër raste janë nga një familje e fshatit Dobërdol dhe burimi i infeksionit është kontakti me një person nga Komuna e Prishtinës, kurse rasti i pestë është një qytetar i Podujevës, i cili dy ditë më parë ka ardhur nga Austria”, ka pohuar ai.

Ndryshe që nga 13 marsi e deri tani në Kosovë janë konfirmuar 1.110 raste pozitive me koronavirus./arbresh.info

Postimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme