Google ADS

Kreu i LVV në Shqipëri, Abazi, ironizon me situatën e mbrëmshme në Festivalin e Birrës së Korçës

09:12 | 23 Gusht 2021
Arbresh.info

Mbrëmë në Festivalin e Birrës së Korçës, këndoi serboi-boshnjaku Goran Bregoviç, ku
disa individë zgjodhën të hedhin gaz lotsjellës, si shenjë proteste.

Kreu i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Boiken Abazi, ka  ironizuar  me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook ,se kjo ishte përgjigja për t’i dhënë kuptim festës,transmeton arbresh.info

“Në një koncert të jugonostalgjikut Bregoviç, ku ai këndon në Shqipëri vargje si “mos e gris fustanin”, marrë parasysh 20.000 gra të përdhunuara në Kosovë dhe faktin se ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk e ka dënuar kurrë gjenocidin e Serbisë, nuk do kishte kuptim hareja dhe gazi, përveç atij lotsjellës”, u shprehë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme