Kryetari i Degës së LDK’së në Vushtrri, Hysni Gërguri, ka dalë hapur në përkrahje të Vjosa Osmanit. Ai thotë se partia që drejton Isa Mustafa, duhet ta nominojë Osmanin si kandidate për kryeministre në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në fund të shtatorit apo në fillim të muajit tetor, shkruan Gazeta Express.
Gërguri teksa ka treguar për kontributin e madh që ka dhënë për LDK’në në Vusbtrri, ka folur edhe për atë se si kishte vendosur që ta kandidonte për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahirin, i cili më pas edhe fitoi zgjedhjet dhe u ulë në karrigen e të parit të Komunës së Vushtrrisë.
Ai tutje thotë se edhe shumica e elektoratit të LDK’së është në përkrahje të Vjosa Osmanit për kryeministre. Gërguri thotë se fati i LDK’së është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër.
Ndërkohë për caktimin e mandatarit, LDK do të mblidhet nesër. Vjosa Osmani pritet që të nominohet nga organet e LDK’së si kandidate për kryeministre.
Shkrimi i plotë kryetarit të Degës së LDK’së në Vushtrri:
Të nderuar aktivistë, anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së në Vushtrri:
Siqë e dini ju unë mbi 9 vite e udhëheq Degën e LDK-së në Vushtrri, pa kushte dhe pa kurrfarë interesi për veti dhe familjen time( duke sakrifikuar shëndetin tim, familjen dhe biznesin tim).
Para marrjes në udhëheqje Dega në Vushtrri ishte para shkatrrimit të plotë dhe me ndihmen e aktivistëve të devotshëm të LDK-së, arrijta që në një masë të madhe ta stabilizoj Degën.
Unë kam respektuar aktivistët e të gjitha gjeneratave. Jam munduar që tu jap sa më shumë hapësirë të rinjëve dhe të rejave dhe shembulli i tillë ishte kur e kandidova një të ri për Kryetar Komune Z. Xhafer Tahiri dhe pas mobilizimit maksimal të gjithë Degës e arritëm qëllimin që ta rikthejmë pushtetin komunal pas 12 viteve. Pastaj e përkraha një të re për Kryetare të Forumit të gruas e cila tani pas aktivitetit në LDK, arriti të futet në Kryesi Qendrore.
Unë gjithmon kam dëgjuar zërin e shumicës dhe ajo ishte arsyeja pse u kandidova për Kryetar Dege.
Edhe tani duke dëgjuar zërin e shumicën së aktivistëve dhe elektoratit dhe duke parë nevojën e domosdoshme për ndryshim, dal në përkrahje publike që Zonja VJOSA OSMANI të jetë kandidate e LDK-së për Kryeministre të Kosovës. Fitorja e LDK-së nē zgjedhje nacionale do të jetë fitore e Kosovës.
Fatim im politik në krahasi
Vjen reagimi i FFK-së: Vendimi i UEFA-s konfirmon veprimet e...
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...