Google ADS

Kreu i LDK-së shkon i vetëm në takim me presidentin Thaçi

16:27 | 22 Prill 2020
Arbresh.info

Ndonëse ka edhe pak minuta deri në fillimin e takimit mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe liderëve të partive politike, i pari që ka ardhur është kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

Në këtë takim Mustafa ka ardhur i vetëm, i pa shoqëruar nga ndonjëri prej nënkryetarëve të partisë, raporton arbresh.info.

Para takimit me Presidentin, Mustafa nuk ka folur. Shkurt ka thënë se do të hyjë njëherë në takim.

Kujtojmë se ky takim i presidentit Thaçi me partitë po bëhet pasi që Albin Kurti si lider i partisë së parë nuk ka dorëzuar emrin e mandatarit të Presidenti.

Ky takim është në përpjekje është që mandatari t’i ofrohet partisë së dytë.

E partia e dytë LDK është duke diskutuar me partitë e tjera në kërkim të arritjes së një koalicioni për të prezantuar pastaj emrin e mandatarit nëse Presidenti i jep të drejtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme