Google ADS

Kreu i KFOR-it pret shefin e AKI-së dhe kreun e Policisë së Kosovës: Të vazhdohet koordinimi

17:34 | 5 Janar 2024
KRG

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, sot është takuar me kreun e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti si dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Takimi është zhvilluar në kampin “Film City” në Prishtinë, ndërsa siç ka njoftuar KFOR-i përmes faqes së tyre zyrtare në rrjetin social “X”, Ulutas ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të koordinimit në mes këtyre institucioneve, shkruan Arbresh.info.

“Komandanti i #KFOR-it, MG Özkan Ulutaş sot është takuar me Drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në Camp Film City, në Prishtinë” – thuhet në postimin e KFOR-it. /Arbresh.info/

Të ngjashme