Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka folur lidhur me rastin e intervistimit të drejtorit të PK-së, Samedin Mehmeti, i cili u raportua se është intervistuar lidhur me rastin e konfiskimit të 400 kg drogë në Lipjan.
Hodaj i pyetur nga deputeti Muafil Bajqinovvi gjatë raportimit në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtjeje, tha se Inspektorati ka dhënë një sqarim për këtë çështje dhe nuk mund të jap më shumë detaje.
Ai tha se intrevistimi i tij nuk ka të bëjë me rastin a ndërlidhje me rastin e konfiskimit të substancës së dyshuar narkotike
“Ne kemi pas një sqarim për intervisitm ose jo. Nuk dua më dhanë ma shumë informacion pasi që jemi në hetime. Ne e kemi thënë edhe për media se ka qenë një raste tjetër”, tha Hodaj, raporton arbresh.info.
“IPK konfirmon se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti është ftuar për intervistë bazuar në mandatin ligjor të IPK-së.
z.Mehmeti është intervistuar nga hetuesit e IPK-së në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin ku një prej vartësve të tij është i dyshuar për veprën penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare””, thuhej në sqarimin e IPK-së./arbresh.info/
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...