Google ADS

Kreu i BIK-ut takon Abdixhikun, flasin për bashkëpunim mes këtyre dy institucioneve

20:24 | 7 Korrik 2021
KRG

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Myftiu Tërnava e uroi Abdixhikun për marrjen e detyrës në krye të LDK-së, duke vlerësuar kështu rolin e kësaj partie ndër vite.

Kryetari Abdixhiku vlerësoi lart rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke falënderuar Myftiun Tërnava për punën e tij dhe të institucionit të BIK-ut për promovimin e kulturës fetare dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet besimeve dhe feve të ndryshme. Ai theksoi se Kosova është një shembull i tolerancës etnike dhe fetare dhe ky mozaik është ndër pasuritë më të çmuara të popullit tonë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme