Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar sot me 2 mijë euro gjobë të akuzuarin Reshat Sadiku, mërgimtar me banim në Gjermani, për kanosjen e deputetit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotin, përcjell Arbresh.info.
Pacolli e ka cilësuar këtë vendim si të drejtë, derisa ka thënë se shpreson të shërbejë si paralajmërim për të gjithë ata “për të gjithë ata, injorantë, të paturpshëm e gojëndyer që, pa asnjë arsye fyejnë, shajnë e kërcënojnë njerëzit.”.
“Vendimi i sotëm ishte korrekt! Ky nuk është vetëm një gjykim në favor të drejtësisë së zotit Avdullah Hoti, por shpresoj të shërbejë si një paralajmërim për të gjithë ata, injorantë, të paturpshëm e gojëndyer që, pa asnjë arsye fyejnë, shajnë e kërcënojnë njerëzit.
Vendim shumë i drejtë!”, shkroi Pacolli në Facebook.
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...