Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje i përbërë nga Kandidati për Kryeministër, Albin Kurti, Kryetari, Visar Ymeri, dhe Kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, kanë përmbyllur viziten e sotme me Komisionerin e BE-së, Johannes Hahn,
Gjatë takimit krerët e Lëvizjes Vetëvendosje i bënë të ditur Komisionerit Hahn rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë dhe prioritetet e programit qeverisës tyre.
Në një postim në facebook, bëhet e ditur se delegacioni theksoi vullnetin për ta përshpejtuar procesin e përparimit të integrimit të vendit drejt BE-së, veçanërisht duke u përqendruar në zhvillimin ekonomik që krijon punësim dhe që e zbutë pabarazinë shoqërore, si dhe nevojën për nisjen e dialogut me pakicat në Kosovë, e veçanërisht me pakicën serbe, në funksion të integrimit përmes zhvillimit ekonomik, ku barazia e qytetarëve do të jetë parim udhëheqës i qeverisjes.
Ndërsa, Komisioneri Hahn shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me atë qeveri të re të Kosovës që do të formohet pas këtyre zgjedhjeve, dhe nënvizoi rëndësinë që ka për Bashkimin Evropian themelimi sa më i shpejtë i qeverisë së re të Kosovës.
Takimi me Komisionerin Hahn e ka përmbyllur vizitën tre ditore në Bruksel të delegacionit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku janë kryer takime të shumta frytdhënëse me një numër eurodeputetësh të Parlamentit Evropian si dhe me përfaqësues të Komisionit Evropian, për të diskutuar mbi situatën e re politike të krijuar në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe në lidhje me formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë