Ushtruesi i drejtorit të Policisë së Kosovës Naim Rexha ka pritur sot në një takim krerët e Sindikatës së Policisë Valbona Kamberi dhe Shaban Tasholli.
Gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshme që janë në interes të zhvillimit dhe avancimit të organizatës policore në fusha të ndryshme.
Përveç tjerash temë diskutimi ka qenë edhe çështja e mirëqenies së punonjësve të Policisë , e cila u cilësua si një ndër diskutimet me interes të veçantë dhe të nevojshëm për të gjithë punonjësit.
Të njëjtit u dakorduan për angazhim dhe bashkëpunim të përbashkët në këtë drejtim, të gjetjes së ndonjë mundësie apo zgjidhjeje ligjore në bashkëpunim edhe me institucionet relevante të shtetit, e cila do të ndikojë pozitivisht në mirëqenien e punonjësve të PK-së.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit falënderoi përfaqësuesit e sindikatës së PK-së për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në aspektin sindikal.
Njëkohësisht u vlerësua se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave, përgjegjësive të sajë konform mandatit të saj Kushtetues dhe Ligjor
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...