Në Forumin Frankofon të Investimeve të organizuar nga Klubi Afarist Frankofon në Kosovë, të premten, u tha se Kosova është shtet i mundësive, si dhe u kërkua mbështetje nga shteti i Francës për liberalizim të vizave.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë fjalimit të tij ka thënë se Kosova është shtet me mundësi të mëdha dhe legjislacion të standardeve më të larta evropiane, ku ka shumë mundësi investimi për investitorët ndërkombëtarë, shkruan sot Koha Ditore.
Edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka shprehur mbështetjen e institucioneve të vendit për investitorët e huaj derisa ka kërkuar nga shteti i Francës mbështetje për liberalizimin e vizave.
Ndërkaq kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij tha se qytetarët dhe kompanitë kanë problem të bëjnë biznes për shkak të procesit të bllokuar të heqjes së vizave.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se qëllimi i Ministrisë që ai e udhëheq është që të largohen pengesat me të cilat ballafaqohen bizneset në Kosovë.
Ambasadori i Francës në Kosovë, Didiert Chabert, tha se Kosova ka klimë dhe taksa të favorshme për investime të huaja. Sipas tij, kostoja e pagave në Kosovë është më e ulët në rajon.
Kryetari i Klubit Afarist Frankofon në Kosovë (KOCAF), Rrahim Pacolli, ka thënë se qëllimi i Forumit Frankofon të Investimeve është të diskutojë ngjashmëritë, ndërlidhjet dhe sfidat kryesore me të cilat përballen operatorët ekonomikë që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri, kryesuar nga Julien Roche, e që tubon rreth gjashtëdhjetë kompani, ka thënë se asgjë nuk është e përsosur, por kur të krahasohen me vendet e tjera ka disa përparime në Kosovë.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, me ketë rast ka thënë se është krijuar një hapësirë e madhe për një vend ideal për investime strategjike.
Qëllimi i Forumit Frankofon të investimeve është të diskutojë ngjashmëritë, ndërlidhjet dhe sfidat kryesore me të cilat përballen operatorët ekonomikë që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë.
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...