Krerët e shtetit bëjnë homazhet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

10:46 | 6 Mars 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz në shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

ndërsa kujtojmë se dita e dytë kushtuar Epopesë së UÇK-së, do të nis me orën mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës, e cila i dedikohet “Epopesë”.

Duke filluar nga ora 10:00, drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Pasdite, nga ora 17:00, në Prishtinë është paraparë akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së./Arbresh.info/

Të ngjashme