Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Prekaz

09:23 | 6 Mars 2022
A Z

Krerët e shtetit sot në mëngjes kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca vendosën kurora lulesh para të rënëve të familjes Jashari.

Epopeja e UÇK-së po manifestohet me një organizim tre ditor, me 5, 6 dhe 7 mars. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme