Google ADS

Krerët e PDK-së vizitojnë familjen e Sheremet Sejdiut, babai që dha katër djemtë për Kosovën

22:53 | 3 Mars 2020
L G

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli bashkë me ish-kreu i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe krerë të kësaj partie kanë vizituar sot familjen e Sherehmet Sejdiut, babai i katër dëshmorëve.

Këtë e ka bërë të ditur Lushtaku në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook./arbresh.info

Postimi i plotë:

Së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, kryetarin e PDK-së në Klinë Sokol Bashota dhe deputeten e Kuvendit të Kosovës Ganimete Musliu, ishim për vizitë në Qirez tek familja e bacës Sheremet Sejdiu dhe tek familja e bacës Brahim Rexhepi. Baca Sheremet po mbahej i fortë pas vdekjes së bashkëshortes, nënës që dha 4 djemë për Kosovën, heroinës Abide Sejdiu. Ajo tashmë po prehet e qetë mu në mes të djemëve të saj, ashtu siç e la amanet.

Edhe baca Brahim është i fortë si gjithmonë, ndonëse ditëve të fundit kishte shumë aktivitete me rastin e betejës së 28 shkurtit, ku nga kjo familje ranë dëshmorë Rexhep e Beqir Rexhepi.

Lavdi të përjetshme të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës. SL/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme