Google ADS

Krerët e partive opozitare vizitojnë BIK-un, urojnë festën e Kurban Bajramit

10:29 | 28 Qershor 2023
E.H

Liderë partiakë e institucionalë shtetëror kanë nisur vizitat e tyre në Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Kryetai i PDK-së, Memli Krasniqi, është pritur në BIK nga Myftiu Naim Tërnava.

Krasniqi me këtë rast u shpreh se kjo festë simbolizon solidarizimin sakrificën e çdonjërit në këtë kohë.

Tutje, ai tha se duhet të bëjmë punë të mira në ktë kohë për vendin tonë.

Krasniqi i ka kujtuar e urar këtë ditë edhe ish-krerët e UÇK-së të cilët vazhdojnë të mbahen në Hagë.

Edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit ku është pritur nga Myftiu Tërnava.

Ai, me këtë rast, ka uruar festën e Kurban Bajramit gjithë besimtarëve.

Haradinaj tha si popull na kanë përcjellë në vazhdimës sakrifica e dhimbjes dhe vuajtjeve dhe shprehu falenderimin për myftiun Tërnava dhe BIK-un për kujdesin dhe tha se kështu duhet të ecim së bashku./rtk

Të ngjashme