Krerët e misioneve të BE-së vizitojnë qendrën historike të Prizrenit

07:26 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

Me ftesë të përfaqësuesve të shoqërisë civile lokale, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë do të vizitojnë nesër qendrën historike të Prizrenit.

Qëllimi i vizitës është informimi rreth gjendjes së ruajtjes së objekteve kulturore në Prizren, duke përfshirë vendet ku BE-ja ka ndihmuar në restaurim përmes një investimi me vlerë prej 10 milionë eurosh.

Shefat e misioneve të BE-së shpresojnë të rrisin vëmendjen mbi natyrën unike të qendrës historike të Prizrenit, në mënyrë që bukuria dhe identiteti i saj kulturor të mbrohet dhe të ruhet për gjeneratat që vijnë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme