Në këtë shtet krerët e institucioneve të drejtësisë kanë zhvilluar takime me zyrtarë të nivelit të lartë në institucionet e drejtësisë portugeze.
Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj, Kryesuesja e Panelit për Lirim me Kusht Valdete Daka së bashku me anëtarë të këtij paneli si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së, Shkëlzen Maliqi, po qëndrojnë për vizitë në Portugali.
Rexhepi dhe Zogaj, janë pritur në takim nga Kryetari i Gjykatës Supreme të Portugalisë, João Cura Mariano, ndërsa kanë zhvilluar takime edhe me nënkryetarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor në Portugali, e të tjerë zyrtarë ku janë njoftuar me organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor në Portugali, si dhe praktikën e shërbimeve të inspektimit në vlerësimin e performancës së gjyqtarëve.
Siç bëhet e ditur, delegacioni kosovar është takuar edhe me gjyqtarët e Gjykatës për Ekzekutimin e Dënimeve, me ç’rast janë njoftuar për sistemin sprovues portugez, me theks si të veçantë mbi kushtet dhe rrethanat që ndikojnë në lirimin me kusht, si paraqitja e kërkesës fillestare, vendimmarrja dhe e drejta e ankimimit, gjithashtu u diskutua edhe lidhur me ekzekutimin e dënimeve në çështje penale dhe ekzekutimin e masave të detyrueshme të trajtimit rehabilitues.
Tutje thuhet se takimet kanë vazhduar me përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme për Riintegrim dhe Shërbime të Burgjeve nga Ministria e Drejtësisë së Portugalisë, për siç thuhet të shkëmbimit të ideve rreth organizimit dhe funksionimit të sistemit portugez të burgjeve dhe riintegrimin social të të burgosurve.
Ndërkohë ky delegacion ka vizituar edhe Ambasadën e Kosovës në Portugali ku janë pritur nga Ambasadorja e Edona Maloku-Bërdyna./rtk/
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...
Kurti dhe Nagavci takuan studentët përfitues të bursave nga ...