Në seancën parlamentare të mbajtur sot, më 17 qershor, është votuar Krenare Sogojeva Dërmaku për Komisionere për Informim dhe Privatësi, shkruan arbresh.info.
Për këtë, shoqëria civile ka reaguar.
Ata shprehën zhgënjimin e tyre që opozita bojkotoi këtë proces, meqë, siç thonë në reagim, deputetët kanë obligim kushtetues që të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë./arbresh.info/
Reagimi i plotë:
“Në seancën parlamentare të mbajtur më 17 qershor 2021 është votuar Krenare Sogojeva Dërmaku për Komisionere për Informim dhe Privatësi. Sogojeva Dërmaku është rekomanduar dy herë nga ana e ekspertëve të angazhuar nga ambasada britanike per rekrutim në pozitat e larta mirëpo nuk kishte marrë votat e mjaftueshme.
Ne shprehim zhgënjimin tonë të thellë me bojkotimin e këtij procesi nga ana e opozitës. Deputetët kanë obligim kushtetues që të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë. Ata kanë dështuar në përmbushjen e obligimeve të tyre.
Ne e ftojmë Sogojeva Dërmaku që të fillojë reformimin aq të nevojshëm të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, të përzgjedhë stafin e agjencisë -sidomos inspektorët- në bazë të meritave, të kryej punën me përgjegjësi dhe profesionalizëm në trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me qasjen në dokumente publike dhe të mbrojë të dhënat personale të qytetarëve të Kosovës. Ftojmë Sogojeva që rekrutimin e stafit ta bëjë në mënyrë transparente duke lejuar shoqërinë civile që të monitorojë nga afër këto procese. Ne presim që vendimet e agjencisë të jenë të shkruara në mënyrë profesionale, të bazuara në standardet europiane, të arsyetuara mirë dhe lehtësisht të qasshme në uebsite.
Lidhur me dyshimet e ngritura për dokumentet e dorëzuara nga Bujari, ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar Mimoza Kusari Lila bëri thirrje që të përfshihet prokuroria. Në mënyrë që të largohen dyshimet e paraqitura gjatë këtij procesi, ne i sugjerojmë panelit intervistues që të ndjekë këshillen e Kusari Lilës duke iu drejtuar prokurorisë.
Ne do të vazhdojmë të monitorojmë për së afërmi punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.”
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...