Institucionet publike shëndetësore në gjithë Kosovën kanë në dispozicion vetëm një rezonancë magnetike, derisa kërkesat për këtë shërbim janë të shumta.
Pacientëve të cilët shkojnë për ekzaminim mjekësor u duhet të presin me muaj dhe kjo acaron çdo ditë qytetarët të cilët detyrohen që një ekzaminim të tillë mjekësor ta kryejnë nëpër klinikat private të cilat e posedojnë një aparat të tillë, shkruan Syri.net Kosova.
E aty çmimet janë nga më të ndryshme. Për një rezonancë magnetike pacientët kosovarë paguajnë nga 100 deri në 160 euro për një pjesë të trupit.
D.I. nga Skënderaj thotë se kjo është një padrejtësi ndaj qytetarëve, sepse jo çdo kush ka mundësi të paguajë për një rezonancë duke llogaritur që më pastaj nevojitet edhe terapia.
“Kam ardh në QKUK për rezonancë magnetike, djali im ka nevojë sepse duhet shumë shpejt t’i nënshtrohet edhe një operacioni. Gjendja nuk është sa të pritet 6-7 muaj siq më thanë mjekët këtu, është e tepërt, unë detyrohem automatikisht të kërkoj zgjidhje në privat, mandej është operacioni, analizat, barnat, dhe të gjitha këto arrijnë një shumë goxha të lartë”, shprehet D.I. për Syri.netKosova.
E në pritje të rezonancës magnetike, njëjtë si D.I për të birin, janë edhe qindra pacientë të tjerë kosovarë. Madje shpresat që ata ta kryejnë këtë shërbim brenda një kohe të shkurtër janë tepër të vogla.
Derisa nga zyra për informim në Qendrën Klinike Universitare thonë se lista e pritjes për Rezonancë Magnetike, në Klinikën e Radiologjisë, është duke u reduktuar, dhe realisht ka zbritur deri në 2 muaj.
“Pacientët e reparteve kanë terminet dhe çdo ditë dërgohen nga klinicistët, bazuar në indikacionet klinike si dhe nevojën për ta kryer këtë lloj inçizimi, ndaj dhe Lista e pritjes për Rezonance Magnetike, në Klinikën e Radiologjisë, për pacient të hospitalizuar është pranë zeros. Ndërsa, për pacientët ambulantor të cilët kanë caktuar terminet, lista e pritjes është duke u reduktuar, dhe realisht e ka zbritur deri në 2 muaj”.
Ndërsa për një aparat të tillë vitin e kaluar ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, kishte premtuar që do ta blejnë brenda vitit 2018, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Në pyetjen drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, se çfarë është duke u punuar në këtë drejtim, dhe deri ku ka shkuar procedura për blerjen e pajisjes për Rezonancë Magnetike, nuk është dhënë ndonjë përgjigje përkundër insistimit nga Syri.netKosova.
Ndërsa zyrtarë nga QKUK vazhdojnë të deklarojnë se një gjë e tillë do të zgjidhet së shpejti.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës është në proces të blerjes së një aparati të dytë të RM dhe, shpresojmë që të kryhen të gjitha procedurat e blerjes dhe të instalimit të tij. Tani Rezonanca Magnetike është duke punuar 24 orë, me qëllim të ofrimit të shërbimit urgjent, si dhe eliminimit të listës së pritjes”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim në QKUK.
Investimi në Rezonancë Magnetike kap shifrën e mbi 60 milionë euro, ndërsa për vetëm një rezonancë magnetike profesionistë e fushës thonë se buxhetit të shtetit i duhen rreth 500 mijë euro.
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...