E drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, Qeveria e Republikës së Kosovës mbajti mbledhjen e 25-të, të rregullt. Në mbledhje janë miratuar vendime nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Qeverisë.
Në hapje te mbledhjes, me propozim të kryeministrit Ramush Haradinaj, është bërë nderim me një minutë heshtje për politikanin nga veriu i Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, i cili u vra javën e kaluar. Kryeministri ka theksuar angazhimin e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës që ky rast të zbardhet.
Më një minutë heshtje Qeveria e Kosovës gjithashtu ka nderuar edhe liderin e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, Jonuz Musliu, i cili ka ndërruar jetë javën e kaluar.
Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme, ka shqyrtuar propozim-vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për anëtarë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin e propozuar nga ministri i Punëve të Brendshme për emërimin e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave. Mandati i drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent zgjatë pesë vjet.
Me vendimin e miratuar nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme është bërë plotësimi dhe ndryshimi i vendimit për përbërjen e Komisionit të Ankesave për të Huajt .
Sipas këtij plotësim ndryshimi, Komisioni i Ankesave për të Huajt ka këtë përbërje:
Agron Gashi, Zyra e Kryeministrit, kryesues
Zana Selimi, Ministria e Drejtësisë, zv/kryeues
Nexhat Llapaj, Ministriae Punëve të Brendshme, anëtar
Jeton Maliqi, Ministria e Punëve të Jashtme, anëtar
Zemire Limaj, Ministria e Punës dhe Mirëçenies Sociale, anëtare
Valon Berisha, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, anëtar
Bashkim Shala, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, anëtar
Pas shqyrtimit të kërkesës së Agjencisë Kundër Korrupsionit, nga kabineti qeveritar është themeluar Komisioni Disiplinor për kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në këtë përbërje:
Dardan Gashi, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, kryesues;
Mahir Yagcilar, Ministër i Administratës Publike, anëtar;
Uran Ismaili, Ministër i Shëndetësisë, anëtar;
Arben Çitaku, Sekretar i Përgjithshëm i MMPH, anëtar;
Fitim Sadiku, Sekretar i Përgjithshëm i MPJ, anëtar.
Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe ka aprovuar vendimin për nismën e lidhjes së marrëveshjes me Bashkimin Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport –“Erasmus plus”.
Është miratuar vendimi për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga Ndërtimi i Rrugës Nacionale Prishtinë-Pejë, Segmenti Balince – Pejë, Komuna Malishevë dhe vendimi për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit “Ndërtimi i Rrugës Rajonale Kërpimeh-Mitrovicë”, Zonat Kadastrale Revuq dhe Pakashticë e Poshtme të Komunës së Podujevës.
Nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, kabineti qeveritar është informuar për Agjendën Evropiane të Kosovës. Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se Bashkimi Evropian, me nismën e presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, është duke përgatitur strategjinë për zgjerim për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë strategji reflektohet për hapat që duhet të ndërmarrin shtetet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Gjithashtu në këtë strategji tregohet edhe për të arriturat dhe hapat e mëtejmë që duhet të ndërmarrë Republika e Kosovës. Ky dokument është duke u qarkulluar te vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe do të bëhet publike me 7 shkurt 2018.
Në veçanti, zëvendëskryeministri Hoxhaj ka shprehur shqetësimin për një qasje selektive që i bëhet vendeve të rajonit në këtë dokument strategjik të Komisionit Evropian. Zëvendëskryeministri Hoxhaj, më tutje tha se dokumenti nuk jep kushte dhe as afate kohore sa i përket procesit të integrimit të vendit tonë, dhe kjo e bënë të paqartë të ardhmen e raporteve të Kosovës me Bashkimin Evropian dhe të implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, të nënshkruar nga Kosova dhe Komisioni Evropian.
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...