Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë pritur në takimin e radhës të përbashkët Kryetarët e Komunave të Kosovës, për të diskutuar rreth çështjeve me të cilat përballen ato.
Në këtë takim, të pestin e këtij lloji, kryeministri, në fjalën e tij hyrëse u uroi një mirëseardhje të veçantë Kryetarëve të Komunave anëtare të reja të Asociacionit të Komunave të Kosovës; Ilir Peci, Kryetar i Komunës së Zveçanit; Izmir Zeqiri, Kryetari i Komunës së Zubin Potokut dhe Erden Atiq, Kryetar i Komunës Veriore të Mitrovicës, përcjell Arbresh.info.
Duke i falënderuar të gjithë për praninë sot, kryeministri shtoi se ky format na shërben që përmes diskutimit të hapur bashkë të punojmë e të kujdesemi që mirëqenie të qytetarëve që ajo të rritet, kurse problemet e tyre të reduktohen.
Tutje ai tha se prej takimit të fundit që kishim në muajin maj, një lajm i mirë dhe sukses i përbashkët është fitorja e kandidaturës së Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, ku mbi 250 milionë euro investime publike dhe 24 objekteve sportive janë të parapara për këto lojëra, e që do të zhvillohen në gjithej 10 komuna të Kosovës, dhe në Durrës të Shqipërisë.
Një arritje tjetër për nivelin lokal sipas kryeministri është edhe anëtarësimi i Kosovës në Open Government Partnership – OGP.
“Republika jonë, tha më tej kryeministri, tani është pjesë një nisme e cila është ndërtuar mbi parimin e qeverisjes së hapur, demokracisë lokale dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.
E sa i përket buxhetit të komunave, kryeministri Kurti tha se në vitin 2024 ky buxhet arrin në 742 milionë euro.
Sipas tij, në vlerë absolute, buxheti i vitit 2024 është për gati 90 milionë euro më i lartë krahasuar me vitin 2023. Kurse nga fillimi i mandatit, për tri vite, buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë.
Ndërkaq, investimet kapitale nga ministritë e linjës në Komuna përfshirje autostrada, përmirësim të infrastrukturës në qendër e rrugë të reja në zona më të thella, ndriçim publik e investime në energji efiçente, parqe, hapësira të gjelbëra dhe salla sportive, rregullim të shtretërve të lumenjve, shkolla për nxënësit e edhe shtëpi për personat me kushte të vështira financiare.
”Këto investime përfshijnë të gjitha komunat pa përjashtuar asnjë zonë dhe pa diskriminuar asnjë komunitet”, u shpreh ai, ndërsa përmendi edhe Grantin e Përgjithshëm për Komuna për vitin 2024 që kapë shumën prej 284.7 milionë euro, e që paraqet vlerën më të madhe ndonjëherë për këtë grant.
Kurti së bashku ministrat dhe zëvendësministrat e pranishëm thanë se janë të gatshëm që t’i dëgjojnë dhe të diskutojnë e të ofrojnë zgjidhje në mënyrë që në takimin e radhës këto sfida të kthehen në suksese.
Fjalën e tij, kryeministri e përmbylli duke kërkuar një minutë heshtje për rreshterin e rënë në detyrë, heroin Afrim Bunjaku, i vrarë nga terroristët serbë më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, njëherësh Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se takimet e tilla me nivelin qendror janë të mirëseardhura, sepse po paraqiten sfidat e propozimet përkatëse, me të cilat po përballen komunat dhe shpresoi se këto propozime do të gjejnë zgjidhjen nga nivelet ministrore në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, sepse të tillat nuk janë në kompetencën e vendimmarrjes së komunave.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari si dhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi./Arbresh.info
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...