Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte pjesë e panelit të diskutimit të Liderëve në Forumin e Bledit për Siguri.
Gjatë diskutimit ai foli për marrëdhëniet e Kosovës me pesë vendet mos-njohëse në Bashkimin Evropian për të cilat tha se atmosfera është më e mirë se që ka qenë në të kaluarën, përcjell Arbresh.info.
Ai tha se Kosova është sukses i dyfishtë; i intervenimit të suksesshëm të NATO-s i cili ndali gjenocidin mbi shqiptarët e Kosovës në vitin 1999 dhe i bashkëjetesës së zhvillimit ekonomik dhe progresit demokratik.
Lexo edhe:
Kryeministri u shpreh se qëllimi i Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk është vetëm që të përfitojnë nga ai, por edhe të kontribuojnë në të. Ndërkohë, krahas Bashkimit Evropian, ai tha se Kosova mezi pret të jetë pjesë e Këshillit të Evropës dhe Programit të NATO-s për Partneritetit për Paqe.
Në lidhje me rajonin, përkatësisht Ballkanin Perëndimor, tha se është e rëndësishme që të ndodh njohja reciproke, si de facto ashtu edhe de jure, ndërmjet të gjitha gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe të ketë mbrojtje dhe respektim të të drejtave të pakicave kombëtare në të gjithë rajonin dhe ballafaqim me të kaluarën.
Lexo edhe:
Kurti: Normalizimi i raporteve me Serbinë është i vështirë, por i mundur
Kurse për sa i përket zhvillimeve të brendshme në vend, krahas rritjes së buxhetit dhe performancës ekonomike, ai foli edhe për situatën në katër komunat në veri, për çka veçoi se tashmë kanë kaluar dy muaj pa asnjë incident dhe as protestë të dhunshme, teksa po përgatitet baza ligjore për zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të paraprihen nga një fushatë zgjedhore fer dhe e hapur, e të pasohen me zgjedhje të lira dhe demokratike.
Lexo edhe:
Kurti: Kosova ka ulur praninë e policisë në veri, se shpejti zgjedhjet
Në përmbyllje të diskutimit, Kurti deklaroi se i gjithë rajoni duhet të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s ashtu që gjenerata e ardhshme të mos përjetojë vështirësitë që kemi përjetuar ne.
Përveç Kryeministrit Kurti në këtë panel ishin edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe Kryesuesja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo./Arbresh.info
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...
Elshani: Personit të cilit i është gjetë armatimi lidhet me ...
Vuçiq konfirmon se do të vizitojë Moskën në maj