Më 17 mars të vitit 2004, në Kosovës kishin shpërthyer trazirat. Gjithçka nisi nga një incident në Mitrovicën e Veriut, ku mbetën të vdekur dy fëmijë. Rrethanat për mbytjen e këtyre fëmijëve në lumin Ibër ende nuk dihen, por ky rast bëri që në gjithë Kosovën të ketë të vrarë nga shqiptarët dhe serbët.
Shumë kush i fajëson mediat, e dikush edhe organizatorët e protestave të marsit 2004, që ende në fakt nuk dihet se kush ishin.
Dy fëmijë të mbytur në lumin Ibër ishin arsye që në Kosovë të ketë trazira. Madje mbetën rreth 19 persona të vrarë. 11 prej tyre shqiptarë, e 8 serbë.
Raportet ndërkombëtare fajësojnë disa nga mediat nacionale që aso kohe kishin intervistuar disa fëmijë shqiptarë, që ishin dëshmitarë të mbytjes së fëmijëve tjerë në lumin Ibër, shkruan lajmi.net
Ata kishin fajësuar serbët për vdekjen e dy vogëlushëve shqiptarë.
Pretendonin se serbët kishin lëshuar qentë në drejtim të fëmijëve shqiptarë, e këta të fundit duke ikur, kishin gjetur vdekjen në lumin Ibër.
E vërteta e këtij rasti edhe sot e asaj dite nuk është zbulura asnjëherë. Askush s’ka nxjerrë ndonjë provë për ta vërtetuar si dhe nga kush u vranë ata fëmijë.
Gjithë kjo storie ishte vetëm fillimi i një eskalimi të situatës, çka për pak nuk solli deri te rifillimi i një lufte ndëretnike.
Një natë pasi fëmijët shqiptarë gjeten vdekjen në Mitrovicë, në të gjitha anët e Kosovës të nesërmen shpërthyen protesta të mëdha dhe të dhunshme.
Organizatorët e atyre protestave sot e asaj dite nuk dihet kush ishin. Por ajo çka dihet është se pasojat ishin të mëdha atëherë, e madje disa prej tyre ndihen edhe sot.
Policia e UNKIK-ut aso kohe nuk tregonte të vërtetën se çfarë kishte ndodhur, e në anën tjetër serbët shfrytëzuan këtë situatë për ta paraqitur Kosovën si luftnxitëse, duke paraqitur edhe politikanët kosovarë si persona që nuk mund të jetojnë në një vend multietnik.
Të gjitha misionet ndërkombëtare hartuan raporte për të evidentuar gjithë eskalimin e situatës. Por asnjëherë fajtorët nuk arritën të dalin para drejtësisë.
Raporti i skeretarit të përgjithshëm të UNMIK-ut tregonte se nga protestat veç të vdekurve, kishin mbetur të lënduar mbi 900 persona tjerë.
Ishin djegur shtëpi, xhami, e kisha, qofshin ato të shqiptarëve e qofshin të serbëve.
Edhe pse ka pasur spekulime se gjithë kjo situatë edhe ka mundur të orkestrohej nga dikush, një gjë e tillë asnjëherë nuk u vëretetua.
Zhvillimet e marsit të vitit 2004 bënë që vendet ndërkombëtare të rikthejnë sytë kah Kosova.
Ishte sekretari i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan që i dha detyrë norvegjezit, Kai Eide që ta hartojë një raport për situatën në Kosovë.
Eide pas një vizite në Ballkan e dorëzoi raportin duke theksuar se ka punë për tu bërë, ama duke rekomanduar se po vinte koha për ta zgjidhur statusin përfundimtar të Kosovës.
Në bazë të raportit që Kofi Annan e prezantoi në OKB, Kosova edhe u shpallë shtet i pavarur.
Pasojat e gjithë situatës Kosova po i vuan edhe sot.
Njëra nga arsyet që Serbia e përdorte vite më parë kur Kosova aplikoi për anëtarësim në UNESCO, ishte djegia e momunmenteve kulturore e fetare në Kosvës gjatë marsit 2004.
Edhe deklaratat e politikanëve kosovarë sot ndërlidhen me këto incidente.
Vuçiq, Daçiq e zyrtarë tjerë të lartë shtetëror serb duke i përmendur këto trazira, tentojnë të paraqesin Kosovën si një vend vështirë të jetueshëm për serbët. /Lajmi.net/
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...