Gjashtë të dyshuarit për planifikimin dhe vrasjen e rreshterit Muhamed Lika sot kanë dalur para Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Çaka u sollën nën masa të rrepta sigurie në seancën dëgjimore, raporton Arbresh.info.
Në seancën e cila u mbajt e mbylluir për media Gjykata Themelore e Ferizajt e aprovoi kërkesën e Prokurorisë për të caktuar një muaj paraburgim për gjashtë të dyshuarit e arrestuar një ditë më parë në lidhje me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.
Muhamed Lika u vra natën e 1 prillit në shkallët e ndërtesës ku jeton në Kaçanik, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna.
Në vendimin e Gjykatës Themelore thuhet se ekziston dyshim i bazuar se “të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë planifikuar për ta privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë”.
Menjëherë pas përfundimit të seancës në Gjykatën Themelore të Ferizajt për caktimin e masës, dy nga avokatët e të dyshuarve, thanë se klientët e tyre – R.M. dhe D.G. – mohojnë të kenë qenë të përfshirë në këtë vrasje.
Avokati pas përfundimit të seancës gjyqësore tha se Murati është deklaruar i pafajshëm nga aktakuza.
“Duke u bazuar në ato provat që deri tani i kemi, konsideroj që klienti im nuk është i përfshirë fare në këtë vepër penale, mirëpo prokuroria pretendon që ai ka qenë një nder anëtarët e grupit”, tha avokati .
Tutje, ai tha se në atë orë Murati ishte me të fejuarën e tij.
“Klienti im thotë se prej orës 10:00 të mbrëmjes deri në tre të mëngjesit ka qenë më të fejuarën e tij. Ne e kemi kërkuar masën e arrestit shtëpiak” shtoi tutje ai.
Avokatja e një prej të arrestuarve për vrasjen e Muhamed Likës, Diamant Gashit ka thënë pas përfundimit të seancës se në kërkesën për paraburgim nuk përmendet që rasti ka “lidhshmëri ideologjike, fetare, islamiste”.
Fehmie Gashi-Bytyqi, avokatja e Diamant Gashit ka thënë para gazetarëve se klienti i saj i ka deklaruar asaj se s’ka qenë në dijeni për rastin, dhe se e kishte marrë vesh nga babai i tij për çfarë kishte ndodhur më 1 prill.
Por, Gashi-Bytyqi tregon se babai i Diamant Gashit ka zgjedhur të bëjë kontratë me të vetëm për fazën e hetimeve, pasi siç tregon ajo, ai i kishte thënë që nëse veç 1 për qind është djali im i përfshirë në rast, s’do të pranojë t’i sigurojë asgjë atij.
“Ai më ka thënë që në rast se djali im është së paku vetëm 1 për qind në këtë vepër penale, unë nuk pranoj as avokat e asgjë t’i sigurojë atij”, tha avokatja e njërit prej të arrestuarve për vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.
Të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika janë larguar nga Gjykata nën masa të rrepta sigurie.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, thanë gjatë një konference për media në Ferizaj se dyshimet e para janë se motivet e vrasjes kanë të bëjnë me punën e rreshterit si zyrtar policor.
“Dyshimet e tona të deritanishme janë se vrasja e rreshterit tonë ka ndodhur për shkak të detyrës së tij zyrtare. Megjithatë, motivet do të qartësohen edhe pas intervistimit të personave të dyshimtë dhe pas ekzaminimit të dëshmive të gjetura. Kjo mbetet të vërtetohet”, tha Hoxha.
Hoxha dhe Çerkini thanë se disa prej tyre kanë të kaluar kriminale dhe se Lika kishte punuar në zgjidhjen e disa rasteve ku ata dyshoheshin për vepra penale.
“Disa nga të arrestuarit kanë pasur të kaluar kriminale dhe kanë qenë të arrestuar në të kaluarën për raste në lidhje me prirje ekstremiste”, tha Hoxha.
Megjithatë, avokatja Gashi-Bytyqi theksoi se në kërkesën për masën e paraburgimit nga Prokuroria nuk përmendet as “lidhshmëri ideologjike islame” e as “që ka të bëjë me punën e policit”.
Policia kreu bastisje në nëntë lokacione në Kaçanik dhe në një fshat të Klinës të hënën, duke sekuestruar dy vetura, telefona mobilë, disa laptop, një armë zyrtare, maska, tyta armesh dhe fishekë./Arbresh.info/
Hoxha: Në mesin e të arrestuarve për vrasjen e rreshterit Lika është edhe një ish-pjesëtar i FSK-së
Rastësi apo justifikim para Putinit – Fico ‘sëmuret papritur...
Shtatë të vdekur në një aksident të rëndë pranë një parku ko...
Ancelotti më në fund i jep përgjigje pyetjes rreth të ardhme...
Zelensky: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me armëpushime të...
Disa të plagosur nga të shtënat në Laç
Bizneset nisin shtrenjtimet, Inspektorati i Tregut thotë se ...