Në orët e pasdites në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një tragjedi.
Dyshohet se një zyrtare policore me inicialet V.B ka vrarë dy prindërit dhe vëllezërit dhe në fund ka kthyer armën nga vetja, shkruan portali arbresh.info.
Këtë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Gjilan, kurse për motivet nuk tregon.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje”, thuhet në njoftim.
Jo zyrtarisht mësohet se autorja ishte mendërisht jo stabile, për të cilën gjë edhe ishte degraduar nga pozita e polices në trafik në të cilën ishte.
Portali arbresh.info i ka dërguar Inspektoratit Policor të Kosovës pyetje lidhur me rastin se nëse V.B ishte pezulluar më parë apo pse posedonte ende armë./arbresh.info/
Ky është identiteti i polices që vrau 4 anëtarët e familjes së saj dhe vetën
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...