Google ADS

Krasta: RTK nuk do të bëhet target për të zgjidhur betejat e të tjerëve

22:17 | 19 Gusht 2024
E.G

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i RTK-së, Adi Krasta, tha se televizioni publik nuk mund të bëhet target për të zgjidhur beteja të tjerëve.

“Ne do të dimë që këto procese t’i bëjmë të thella, të vërteta, të ndershme dhe në kohën e duhur”, nënvizoi Krasta.

Ai më tej shprehu një lloj shqetësimi që ai ndjen për RTK-në për, qëndrueshmërinë, tërësinë ekzistencialitetin e këtij transmetuesi publik.

Krasta mes tjerash shpalosi mendimin e tij privat duke thënë se “as më shkon në mend ta besoj se në Kosovë ka njerëz që paguhen nga Serbia, sepse patriotizmi brirë nuk ka. Ne e duam këtë vend dhe në këtë vend kanë vdekur njerëz.”

“Nuk mund të bëhet RTK target për të zgjidhur beteja të tjerëve”, tha Krasta, teksa pyeti se interesi i kujt do të ishte që të destabilizohej RTK-ja, siç po destabilizohet aktualisht”, tha Krasta.

Të ngjashme